Friday, 19th April 2024 23:47 

Çmime dhe Oferta

Tarifat per Pasagjeret:

PASAGJERË
SEZON I ULËT
SEZON I MESËM
SEZON I LARTË
KOD I KATEGORISË
AKOMODIMI
VETËM VAJTJE
ARDHJE
VETËM VAJTJE
ARDHJE
VETËM VAJTJE
ARDHJE
LUX  2 krevate kabinë e jashtme me dush dhe w.c 112 101 142 135 147 140
A2  2 krevate kabinë e jashtme me dush dhe w.c 91 86 120 114 125 119
AB2 2 krevate kabinë e brendshme me dush dhe w.c 80 72 103 98 108 103
A3  3 krevate kabinë e jashtme me dush dhe w.c 91 86 120 114 125 119
AB3  3 krevate kabinë e brendshme me dush dhe w.c 80 72 103 98 108 103
A4  4 krevate kabinë e jashtme me dush dhe w.c 91 86 120 114 125 119
AB4  4 krevate kabinë e brendshme me dush dhe w.c 80 72 103 98 108 103
B2  2 krevate kabinë e jashtme me lavaman 75 60 92 78 97 82
BB2  2 krevate kabinë e brendshme me lavaman 75 60 92 78 97 82
B3  3 krevate kabinë e jashtme me lavaman 75 60 92 78 97 82
BB3  3 krevate kabinë e brendshme me lavaman 75 60 92 78 97 82
B4 4 krevate kabinë e jashtme me lavaman 75 60 92 78 97 82
BB4  4 krevate kabinë e brendshme me lavaman 75 60 92 78 97 82
S Poltron 62 43 73 55 78 59
D Akomodim I thjeshtë 56 39 68 44 73

51


Tarifat per Automjete:

AUTOMJETE
SEZON I ULËT
SEZON I MESËM
SEZON I LARTË
KOD I KATEGORISË 
KLASIFIKIMI I AUTOMJETEVE
VETËM VAJTJE
ARDHJE
VETËM VAJTJE
ARDHJE
VETËM VAJTJE
ARDHJE
CL4 Autovetura, Jeeps 94 88 101 95 106 101
VL3 Rulot, Rimorkio bagazhesh, Rimorkio anijesh deri në 3m gjatësi 42 40 45 44 50 49
VL5 Mikrobuza, Rulot, Kampera, Rimorkio, Rimorkio bagazhesh, Rimorkio anijesh nga 3,01 - 5m gjatësi 101 95 112 105 117 110
VL7 Minibuza, Rulot, Kampera, Rimorkio, Rimorkio bagazhesh, Rimorkio anijesh nga 5,01 - 7m gjatësi 117 110 128 120 133 125
VG7 Minibuza, Rulot, Kampera, Rimorkio, Rimorkio bagazhesh, Rimorkio anijesh mbi  7m gjatësi 140 130 151 140 156 145
MOT Motora dhe Skuter 27 26 36 35 41 40
  Biçikleta
FALAS
FALAS
FALAS
FALAS
FALAS
FALAS


*Në kolonën "ARDHJE" zbritja në çmimin e pasagjerit është përllogaritur. Zbritja është e aplikueshme vetëm në rastin kur bileta blihet vajtje - ardhje .

*Fëmijët deri në 4 vjeç udhëtojnë falas në rast se nuk duan të rezervojnë një shtrat apo poltron. Fëmijët 4-12 vjeç udhëtojnë me 50% zbritje të çmimit të plotë (në dy drejtime).

*Studentët udhëtojnë me 20% zbritje të çmimit të plotë në kategoritë D,S,B,BB & AB

*Zyrtarë të Ambasadave / NATO-s / KE dhe të afërmit e tyre udhëtojnë me 20% zbritje

*Zbritjet nuk jan akumulative (përveç fëmijëve në ardhje)

*Çmimet janë të ndryshueshme pa njoftim të mëparshëm.

 

Oferta:

  1. Familje me tre anëtarë (deri me një fëmijë) akomoduar në kabinë me tre shtretër ose familje me katër anëtarë (deri në dy fëmijë) akomoduar në kabinë me 4 shtretër me apo pa autoveturë udhëtojnë me 5% zbritje të çmimit për të rritur.
  2. Katër apo më shumë pasagjerë (minimalisht dy të rritur) akomoduar me poltronë ose akomodim i thjeshtë plus një automjet udhëtojnë me 5% zbritje të çmimit për të rritur.
  3. Në nisjet e paradites dhe pasdites çmimi i kabinave është i njëjtë me çmimin e poltronës plus 5 euro për çdo pasagjer.

Kushtet e Udhetimit

Pasagjerët, automjetet dhe bagazhet e tyre udhëtojnë sipas kushteve të përgjithshme të transportit të Kompanisë VENTOURIS FERRIES.

 

Oraret mund të ndryshojnë edhe pa paralajmërim. Pasagjerët duhet të vetë verifikojnë nëse orai i nisjes së anijes nuk ka pësuar asnjë ndryshim. VENTOURIS FERRIES edhe pse angazhohet të respektojë oraret dhe grafikun e operimit të anijeve në linjë, ruan të drejtën e anullimit të udhëtimit ose ndryshimit të grafikut për shkak të forcave madhore: kushte të vështira meteorologjike, greva, defekte teknike, etj., duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për pasojat e ndryshimeve, zëvendësimeve dhe/ose vonesave të anijeve në linjë.

 

FËMIJËT
Fëmijët deri në moshën 4 vjeçare udhëtojnë falas pa të drejtë krevati dhe poltroni. Fëmijët nga 4 deri 12 vjeç përfitojnë një zbritje deri në 50% të çmimeve, si në udhëtimin e vajtje ashtu dhe në ardhje.

 

ZBRITJE

  • Studentët përfitojnë zbritje prej 20% nga çmimi ekzistues në këto akomodime: AB, B, BB, S & Y. – Zyrtarë të Ambasadave, NATO-s ose KE dhe anëtarët e familjeve të tyre përfitojnë zbritje prej 20%, si për pasagjerët ashtu edhe për automjetet e tyre.
  • Çmimet me zbritje në kthim janë përllogaritur në kolonën “ARDHJE” dhe janë të mundura vetëm kur bileta e ardhjes merret njëkohësisht me biletën e vajtjes. Zbritja në kthim aplikohet pavarësisht nga porti i zgjedhur për udhëtim.
  • Për tarifat e grupeve duhet të kontaktoni agjentin tuaj të udhëtimit. KUJDES: Në çdo rast keni të drejtë vetëm për një zbritje.


IMBARKIMI

Pasagjerët që kanë rezervuar udhëtimin, duhet të paraqiten pranë zyrave të imbarkimit të paktën dy orë para orarit të nisjes së anijes. Procedurat e imbarkimit përfundojnë 20 minuta para nisjes. VENTOURIES FERRIES ka të drejtë të anullojë rezervimin mbas mbylljes së sportelit; në këtë rast nuk kanë të drejtën e kthimit të vlerës së biletës. Kushdo që udhëton me kamper ose rimorkio duhet të kryejë procedurat e imabrkimit tre orë para nisjes së anijes. Të gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur me dokumenta të vlefshme për udhëtim.


BILETA ME DATE TE HAPUR(OPEN)
Biletat me datë të hapur janë të vlefshme për një vit nga data e prerjes. Pasagjerët me bileta të tilla duhet të komunikojnë datën e kthimit pranë Zyrave të Imbarkimit të Agjencisë Portuale ose pranë VENTOURIS FERRIES të paktën një javë përpara nisjes. Konfirmimi i udhëtimit varet nga mundësia e vendeve të lira dhe VENTOURIS FERRIES nuk mban asnjë përgjegjësi në rast se nuk ka vende. Gjithashtu çmimet e ardhjes do të llogariten sipas sezonit në të cilin do të kryhet udhëtimi dhe çdo diferencë shtesë do të paguhet në portin ku bëhet imbarkimi.


ANULLIMI I BILETËS
Anullimi I biletave mund të bëhet pranë Agjentëve të Përgjithshëm, Agjentit Portual ose vetë Kompanisë VENTOURIS FERRIES. Në raste kur pasagjeri zotëron biletën me datë të caktuar nisjeje dhe nuk mund të udhëtojë do t’i kthehet vlera e biletës në përqindje si vijon: deri në 30 ditë përpara nisjes 100%, nga 30 ditë deri në 48 orë para nisjes 80%, nga 48 orë deri në 24 orë para nisjes 50%. Për mos njoftim të paktën 24 orë para nisjes VENTOURIS FERRIES nuk ka asnjë detyrim për të kthyer vlerën e biletës.


BILETA TE HUMBURA
Në rast se humbet biletën, pasagjeri duhet të njoftojë menjëherë Agjencinë ku e ka blerë biletën ose VENTOURIS FERRIES. Në këtë rast bëhet një biletë tjetër që paguhet nga pasagjeri. Kthimi i vlerës së biletës bëhet 12 muaj nga data e përfundimit të biletës dhe pasi të jetë verifikuar që kjo biletë nuk është përdorur. Kujdes: Biletat janë të vlefshme për një vit duke filluar nga data e blerjes vetëm për portin e shënuar në biletë.


DIZIMBARKIMI
N.q.s pasagjeri refuzon të zbresë në portin për të cilin ka prerë biletën është i detyruar të paguaj diferencën e çmimit dhe çdo shtesë tjetër. VENTOURIS FERRIES është i autorizuar të mbajë të gjithë vlerën n.q.s pasagjeri ndërpret udhëtimin pa mbërritur në destinacion, por në një port tjetër përpara, me përjashtim të rasteve kur ndërprerja ndodh për shkak të një sëmundjeje, aksidenti ose të ndonjë force madhore. INFORMACIONE Mëngjezi, dreka dhe darka nuk përfshihen në çmimin e biletës. – Për përdorimin e kabinës vetëm pasagjeri duhet të paguaj me 50% zbritje vlerën për çdo krevat të pa zënë.

Kafshët shtëpiake udhëtojnë falas por është e ndaluar hyrja e tyre në kabinë, në restorante dhe në baret e anijes. – VENTOURIS FERRIES nuk mban asnjë përgjegjësi për humbjen e bagazheve, parave ose sendeve me vlerë. Paratë dhe sendet me vlerë mund të dorezohen pranë Zyrës së Komisarit të anijes për ruajtjen e tyre. – Autobuzët që udhëtojnë me më pak se 50% të kapacitetit të pasagjerëve u aplikohen çmimet e kamionëve. – Çmimet dhe rezervimet e kamionave mund të bëhen pranë Zyrës Qendrore të VENTOURIS FERRIES në Pire ose pranë Zyrave të Agjencisë Portuale të VENTOURIS FERRIES.


DESTINACIONI DHE ÇMIME
VENTOURIES FERRIES angazhohet të respektojë oraret dhe grafikun e operimit të anijeve në linjë. Megjithatë në rast të rritjes së çmimit të karburanteve, zhvlërsimit të monedhës ose për çfarëdo rrethanë të pa parashikuar VENTOURIS FERRIES rezervon të drejtën e ndryshimit të orareve dhe çmimeve pa asnjë paralajmërim.

Anije në Linjë

Në linjën Durrës – Bari operojnë anijet e kompanisë VENTOURIS FERRIES, përkatësisht F/B RIGEL dhe F/B BARI.

Anijet operojnë në përputhje me të gjitha ligjet e aplikuara brenda vendit dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë sipas rregulloreve të kodit ISPS.

Linja Durrës – Bari / Grafiku i Anijeve

Grafiku i vlefshëm nga 15.06.2012 deri më 31.08.2012


Çdo ditë:

 

Nisja nga Durrësi: 07:00 dhe mbërritja në Bari 23:00

Nisja nga Bari: 07:00 dhe mbërritja në Durrës 23:00

 

Për muajin Gusht 2012, në datat:

 

3,4,5,9,10,11,16,17,18,19,24,25,26,27,30,31

 

Nisja nga Durrësi: 13:00 dhe mbërritja në Bari 21:00

Nisja nga Bari: 13:00 dhe mbërritja në Durrës 21:00

 

*Grafiku i mësipërm nuk përfshin datat në të cilat anijet nuk lundrojnë për qëllime mirëmbajtjeje. Jeni të lutur të kontaktoni Agjencinë Detare e cila me kënaqësi do të thjeshtëzojë sistemimin e udhëtimit tuaj.

*Nisjet dhe mbërritjet janë paraqitur sipas orës lokale.

*Ora e mbërritjes nënkupton orën e mbërritjes së anijes në hyrjen e portit.

Rreth Nesh

Duni Port Agency është një shoqëri private e themeluar fillimisht për të ndërtuar besim dhe konfidencë në profilin e agjentit detar.

 

Me angazhimin dhe përvojën tonë sigurojmë shërbim ekselent dhe përkushtim të plotë ndaj subjekteve detare që përfaqësojmë.

 

Ne kujdesemi vazhdimisht për benefitet e klienteve tanë me një përqasje personale, duke operuar profesionalisht dhe konkurrues në sektor.

News